Iniciativa e fundit e riaktivizimit të shoqatës është Marsi i vitit 2018, ku në
kuvendin e sajë u zgjodhën organet e reja drejtuese.
Shoqata ka Statutin e sajë dhe është e regjistruar në organet zyrtare Zvicrane si
Organizatë Joqeveritare.
- Qëllimi ynë është të organizohemi dhe të veprojmë në të mirë të banorëve të Malishevës në raste fatkeqsie dhe raste tjera kudo që jetojnë dhe veprojnë ata.
- Prioritet kemi mbajtjen e pastërtisë në Malishevë.
- Kontributet(Ndihmat) në shoqatë ipen në mënyrë vullnetare.
- Shoqata bashkpunon me shoqatat tjera Humanitare, kulturore dhe arsimore nga vendlindja. Siguron dhe kujdeset për pjesmarrjen e tyre të herpashershme në mesin e bashkatdhetarve në Zvicer.
- Ajo kujdeset dhe mban përgjegjësi që mjetet(ndihmat) e bashkatdhetarve të përdoren për qëllime humanitare dhe të shkojnë në vendin e duhur.
- Shoqata informon antarët e sajë dhe të gjithë bashkatdhetarët për veprimtarinë e sajë.
- Ajo organizon tubime të herpasëhershme me bashkatdhetarë, me karakter informativ dhe festiv.
- Ne vetfinancohemi nga antarsia dhe sponzorët.
- Shoqata në veçanti angazhohet dhe ka për qëllim mbrojtjen dhe përfaqsimin e interesave të saj në opinionin publik.
