Shoqatës Malisheva Gjilanit

Të nderuar anëtarë të Shoqatës „Malisheva e Gjilanit“ dhe qytetarë të Malishevës.
Ju njoftojmë për investimet që kemi bërë në vitin 2018 dhe vitin që po e lëm pas(2019).
Më 2018 kemi bërë një investim prej 4050€ në vendosjen e 130 Shportave në të gjitha lagjet Malishevës ( Malisheva e poshtne, e Eperme dhe Muhaxherve).

Ndërsa në kët vit (2019) e kemi një investim prej 7933.65 €. Nga këto mjete janë investuar 4815 € në pastrimin dhe rrafshimin e tereneve të nevojshe me Eskavatorë dhe largimin e mbeturinave me Kamiona.
Pastaj 2400 € në pagat e dy puntorëve që kanë filluar punen nga 1 Shtatori i ktijë viti. 380 € në Vegla pune për puntorët e mirmbajtjes së pastërtisë në fshat.
250 SFR për shtyllat e flamujve që janë vendosur te Përmendorja e Heroit të Kombit AVDULLAH TAHIRI dhe te Xhamia e Malishevës së Epërme.
Për 20 nxënësit në nevojë janë dhuruar mjete shkollore në vlerë prej 88.65 €.

I falemnderojmë t’gjithë antarët e Shoqatës për kontributin e tyre në pagesën e antarsisë, se përndryshe nukë kishim mundur me e ndërmarë asnji aksion.
Mbesim me shpresë që në vitin e Ri 2020 të na bashkangjiten edhe bashkatdhetarët tjerë nga mërgata jonë, e që nuk jemi pak në numër.
Kët vit i kishim vetëm 72 Antarë.

Shoqata „Malisheva e Gjilanit“ ju uron vitin e Ri 2020 të gjithë antarve të sajë, banorve të Malishevës dhe tër Kombit Shqiptarë.