Shoqata humanitare «Malisheva e Gjilanit» me kryesi të re.

Në kuvendine sajë të mbajtur më 19.09.2021 në Winterthur të Cyrihut, kryetari i deritanishum Astrit Shabani raportoi mbi të hyrat dhe të daluarat nga Kontoja e Shoqatës, e poashtu i njoftoi pjesmarrësit për ecurinë e punëve dhe aksioneve që ka ndërmarrë Shoqata, si dhe punën që bëjnë dy puntorët e Shoqatës  Idriz Xhymshiti dhe Nehat Rifati  të udhëhequr nga përfaqsuesi i Shoqatës për Kosovë Latif Maliqi.

 Shoqata zgjodhi kryesinë e sajë të re prej 10 antarëve. Ndërsa edhe nji antarë i ri nga lagjja e Doçve mbetet të propozohet nga lagjja e tyre në ditët në vijim. Për kë antarë të ri do të ju njoftojme me kohë.

Në një pjesmarrje simbolike të antarëve të Shoqatës, në mënyrë unanime me shumicë votash u propozuan dhe u zgjodhen këta antarë:

Bilall  Halimi, Kadrush  Salihu, Ilir  Azemi, Nehar  Asllani, Jashar  Selmani, Bajram  Musliu, Fatmir  Arifi, Adnan  Xhymshiti, Muhadin  Ramadani, Sabri  Salihu.

Këshillin mbikshyrës e përbëjnë dy antarët e Shoqatës që u zgjodhen nga kuvendi:

Bajram Ramadani dhe Shaban Xhymshiti.

Në kët kuvend u bë plotsim-ndryshimi i Statutit të Shoqatës.

Ndryshimi u bë në mënyren e zgjedhjes së posteve të kryesisë. Që tani kryesia e Shoqatës e zgjedhë nga antarë e sajë: Kryetarin, Nënkryetarin, Sekretarin dhe Arkatarin.

Në të njejtën ditë në Winterthur u mbajt mbledhja e kryesisë dhe u zgjodhen drejtuesit e sajë.

Kryetarë:        Bilall Halimi

Nënkryetarë: Kadrush Salihu

Sekretarë:      Ilir Azemi

Arkatarë:        Nehar Asllani

Kryesisë së re i dëshirojmë punë te mbarë dhe të suksesshme ny kryerjen e detyrave të sajë.

Një përshëndetje të përzemërt  nga Kryesia e Shoqatës «Malisheva e Gjilanit» për të gjithë Malishevasit kudo që jetojne.